Komisioni për shkarkimin e Metës, presidenca: Zero shqetësim, vendimet janë antiligjore

schedule13:38 - 28 Maj, 2021

schedule 13:38 - 28 Maj, 2021

Presidenca ka reaguar menjëherë pasi komisionini Hetimor i ngritur për kreun e shtetit u prezantua raporti përfundimtar i cili do t’i dorëzohet Kuvendit brenda 7 ditësh.

Këshilltari i Presidentit, Tedi Blushi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se Meta do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e Tij deri më 24 korrik 2022, me të njëjtën përgjegjësi të lartë.

Ndër të tjera ai thekson se shqetësimi është zero për çdo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak.

Asnjë koment dhe zero shqetësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dëshpërim të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tutorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të angazhuar në këtë farsë kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj”, shkruan Blushi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!