Komisioni i Posaçëm parlamentar për reformat do të ketë në drejtim të saj një kryetar të zgjedhur të Partisë Socialiste dhe një nënkryetar nga opozita. Pas miratimit ne Parlament ditën e hënë me 76 vota pro dhe dy kundër të rezolutës antikorrupsion, mazhoranca ka nisur punën për ngritjen e kësaj strukture. Projektvendimi është pjesë e rendit të ditës së seancës së kësaj të enjte, por që maxhoranca e tërhoqi më pas, për ta diskutuar atë në një seancë të radhës. Megjithatë, pavarësisht tërheqjes nga ana e mazhorancës, kreu I shumicës së deputetëve të opozitës Gazment Bardhi deklaroi se nuk do të marrë pjesë në Komision.
Vendim ky i shumicës së deputetëve opozitar. Deputetja Dhurata Çupi u deklarua kundër.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ka dërguar më herët një ftesë shumicës së deputetëve opozitarë për të diskutuar për ngritjen e Komisionit të Posaçëm. Por është refuzuar.
Socialistët nuk do ta drejtojnë të vetëm komisionin e posaçëm ,por përveç kryetarit te partisë socialiste do të ketë edhe një nënkryetar nga opozita. Por a do të ketë nënkryetari fuqi bllokuese siç e kërkon opozita?
Ajo që dihet është se kandidatura me e mundshme nga mazhoranca, për drejtimin e komisionit, do jetë Fatmir Xhafaj.
Njësoj si për reformën në drejtësi, ndërkombëtarët do të luajnë rol kryesor në ndjekjen hap pas hapi të këtij procesi, me qëllim ndryshimin ose jo të kuadrit ligjor për reformat e ndërmarra deri më tani.
Këtë lëvizje të rëndësishme politike, e cila shkon përtej zgjedhjeve të 2025 e ka përshëndetur edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Selia diplomatike e cilësoi propozimin premtues, duke e mbështetur atë.
/abcnews.al