Komisioni i Venecias këtë të martë i ka kthyer përgjigje kryeministrit në Detyrë Albin Kurti, në lidhje me kërkesën për opinion në raport me kompetencat e Presidentit.
Në një njoftim për mediat Komisioni ka vlerësuar se duhet të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës rreth kësaj çështje.
“Kjo kërkesë u dërgua në Komisionin e Venecias pasi që u publikua Dekreti i Presidentit dhe para vendimit për vendosjen e masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese. Pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme deri më 29 maj, duke e pezulluar veprimin e Dekretit të Presidentit, dhe meqë Gjykata po e trajton këtë çështje, Komisioni ka vlerësuar që të respektojë vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi veçse ka vepruar”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Venecias.
Njoftimi i plotë:
Sot, Komisioni i Venedikut i është përgjigjur Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me kërkesën për opinion në raport me kompetencat e Presidentit.
Kjo kërkesë u dërgua në Komisionin e Venedikut pasi që u publikua Dekreti i Presidentit dhe para vendimit për vendosjen e masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese.
Pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme deri më 29 maj, duke e pezulluar veprimin e Dekretit të Presidentit, dhe meqë Gjykata po e trajton këtë çështje, Komisioni ka vlerësuar që të respektojë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi veçse ka vepruar.
Ne e mirëpresim sugjerimin e Komisionit për të respektuar e pritur shqyrtimin e kërkesës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Pas trajtimit nëse shihet nevoja për sqarime shtesë dhe ndihmë për opinion nga Komisioni, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm. /abcnews.al