Komisioni i Venecias dorëzon opinionin përfundimtar për Kushtetuesen dhe anti-shpifjen në qershor  

schedule09:20 - 26 Maj, 2020

schedule 09:20 - 26 Maj, 2020

Komisioni i Venecias do t’i dorëzojë autoriteteve shqiptare opinionin përfundimtar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese në datat 18-19 qershor.

Po ashtu në këtë datë Komisioni do të dorëzojë opinionin edhe për Paketën-Antishpifje.

Kujtojmë se Komisioni i Venecias vendosi të shtyjë me dy muaj draft opinionet për dy kërkesa të ardhura nga Shqipëria, atë të ligjit Anti- Shpifje dhe të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Ky vendim u mor për shkak të situatë së krijuar nga koronavirusi. Për emërimet në Gjykatën Kushtetuese më 6 mars Venecia dha një draft paraprak. /abcnews.al