“Komisioni i reformës zgjedhore ka probleme”, Kume: Dy mundësitë si mund të zgjidhet ngërçi

schedule13:49 - 12 Janar, 2024

schedule 13:49 - 12 Janar, 2024

TIRANË – Për ish-kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume komisioni për reformën zgjedhore në kushtet aktuale zor se mund të nisë nga puna.

Në një lidhje skype për Tirana Live, Kume shtroi dy mundësitë që sipas tij mund të cojnë në zgjidhjen e ngërcit.

“Për mua zor se mund të zgjidhet problemi të nisë nga puna komisioni kështu sic është. Vetë komisioni ka probleme ka anëtarë që nuk janë më deputetë, duhen bërë ndryshime, shto edhe faktin e problemeve që janë në PD, ngërci do të jetë zorshëm i zgjidhshëm.

Dy mundësi janë: Së pari, të ndryshohet rregulli si funksion ky komision. Është bipartisan dhe si i tillë ka dy bashkëkryetar, që kanë të drejtën e vetos. Në këto kushte jo vetëm në aspektin politik problemi do jetë i vështirë për tu zgjidhur.nëse ndërhyhet në mënyrën si funksionon ky komision, ku vendim i merr me shumicë të cilësuar, mos ketë fare bashkëkryetar, që nuk do ketë më të drejtën e vetos. PD e drejtuar nga berisha do ketë përf jo vetëm Bylykbashin dhe votimi me votë të cilësuar e bën atë që synohet të realizohet.

Së dyti, ajo ç’ka përgatit komisioni në kod që më pas kërkon 84 vota, kjo është e rëndësishme. Mund të zëvendësohet ky produkt nga grup ekspertësh jashtë Kuvendit. Mos ketë komision parlamentar ad hoc, por të ketë një grup që angazhohet nga kuvendi dhe të jenë specialist jo përfaqësues nga partitë, dhe produkti i tyre më pas të miratohen në parlament.” u shpreh Kume. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!