Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për bashkëqeverisjen

schedule14:16 - 19 Tetor, 2021

schedule 14:16 - 19 Tetor, 2021

Komisioni Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin për bashkëqeverisjen. Ky projektligj për bashkëqeverisjen u miratua me 12 vota pro dhe 6 kundër në komision. Gjatë shqyrtimit të projektligjit në komision pati debate për mënyrën e funksionimit të tij.

Në projektligj theksohet se agjencia, në bashkëpunim me institucionin e administratës shtetërore, heton kryesisht të gjitha faktet dhe vlerëson të gjitha rrethanat e nevojshme për kontrollin e veprimtarisë administrative të institucionit të administratës shtetërore.

‘Kur është e nevojshme kryerja e hetimeve të thelluara për konstatimin e fakteve të nevojshme të çështjes, titullari i institucionit, me paraqitjen e kërkesës së drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë, miraton krijimin e një grupi pune, pjesë e të cilit do të jenë personat e ngarkuar nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë sipas përcaktimit në kërkesë.’- thuhet në projektligj.

Ndërkohë mes kompetencave, gëzon të drejtën e masave disiplinore për funksionarët e institucioneve që shkelin vendimet e saj me gjoba deri edhe në largim nga puna.

”Në rast se institucioni, ndaj të cilit është kryer inspektimi, nuk e informon Agjencinë ose nuk e zbaton vendimin, ajo vendos masë për ndëshkimin me gjobë. Sanksioni me gjobë shfuqizohet nëse subjekti kundër të cilit është paraqitur ankesa e zbaton vendimin brenda shtatë ditëve pasi është vendosur sanksioni.’- thuhet ndër të tjera.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!