Në Komisionin e Ligjeve në Parlament është diskutuar sot kërkesa e 55 deputetëve të Kuvendit për të shkarkuar presidentin e republikes nga posti i tij.
Mazhoranca e quan dekretin e Metës për të anuluar datën e zgjedhjeve një shkelje te rëndë Kushtetuese.
Ndërkohë në këtë komision deputeti i Grupit Parlamentar të Pavarur, Ralf Gjoni tha se kërkesa për shkarkimin e Metës është e nxituar dhe po përdoret për të zhurmë mediatike.
Por deputeti i PS, Bashkim Fino theksoi se vendimi i Metës përbën shkelje shumë të rëndë të Kushtetutës. Sipas Finos, mazhoranca është e detyruar të marrë këtë masë për Presidentin, si reagim për shkeljen e Kushtetutës nga ana e tij.
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve deputeti socialist, Spartak Braho theksoi se ky Komision nuk merr vendim për shkarkimin e Metës, por për ngritjen e Komisionit Hetimor që do të përcaktojë nëse Presidenti është ose jo në shkelje të rëndë Kushtetuese.
Vete Meta disa ditë më parë iu përgjigj me një letër ftesës së Komisionit për të marrë pjesë në mbledhje, duke u shprehur se e konsideron këtë procedurë të rreme dhe verbërisht politike. /ABC news Albania 24/7