Komisioni i Jashtëm miraton projektligjin për depërtimin e të dënuarve nga Anglia

schedule12:02 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 12:02 - 13 Dhjetor, 2021

Komisioni i Jashtëm ka miratuar projektligjin lidhur me marrëveshjen e qeverisë shqiptare për depërtimin e të dënuarve nga Britania në vendin tonë. Kjo marrëveshje mori edhe aprovimin e deputetëve të opozitës, përjashtuar dy prej tyre që abstenuan.

Gjatë diskutimeve, nënkryetari Tomorr Alizoti kërkoi më shumë detaje nga zv.ministrja e Drejtësisë, Adea Pirdeni. Deputeti demokrat kërkoi të dijë se për çfarë i shërben kjo marrëveshje qeverisë shqiptare, përveç detyrimeve ndërkombëtare.

“Zakonisht britanikët interesat e tyre i ndjejnë në mënyrë brilante. Përveç detyrimeve ndërkombëtare çfarë fitojmë ne në këtë marrëveshje. Dikush që ka kryer krimin mund ta vuajë dënimin edhe në vendin e krimit. Ne si Shqip[ri përse duhet ta pranojmë këtë gjë përveç diskutimeve ndërkombëtare. Ne po marrim kosto që për një vend të varfër 500 euro janë të lirë dhe nuk i arrijnë këto. Pse duhet ta bëjmë ne këtë për të kënaqur britanikë? Më sqaroni pse duhet të jemi kaq të lumtur për të marrë njerëzit nga Anglia për t’i mbajtur me kostot e shtetit shqiptar”, tha Alizoti.

Sakaq, zv.ministrja sqaroi se të dënuarit që sillen për të kryer dënimin në Shqipëri janë më pranë familjarëve.

“Përveç detyrimit ndërkombëtar interesi i shtetit shqiptar është në radhë të parë kujdesi për shtetasit shqiptarë që vuajnë dënimin në Britani. Ne nuk marrim përsipër i interesat ndërkombëtare nëse nuk kemi edhe ne një interes të shprehur. Për tu garantuar atyre mundësi për të qenë sa më afër familjarëve të tyre”, tha ajo.

Pirdeni sqaroi po ashtu do të bëhet procedura .Ajo tha se transferimi do të bëhet vetëm me pëlqimin e të dënuarit, apo kur ka vendim dëbimi si dhe duhet t’i kenë mbetur jo më pak se 6 muaj nga dënimi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!