Komisioni i Disiplinës ka dënuar Tiranën me 4 ndeshje pa tifozë për shkak të sjelljes së gabuar. Disiplina nuk ka kursyer as zyrtarët tek të dyja skuadrat duke i dënuar me disa javë nga aktivitetet sportive.
Komisioni i Disiplinës pranë Federates Shqiptare të Futbollit ka gjykuar me dorë të hekurt dhunën që ndodhi pas ndeshjes mes Tiranës dhe Laçit në ambientet e brendshme të stadiumit Selman Stërmasi. Skuadra e Tiranës është dënuar me 4 ndeshje pa tifozë në ndeshjet në shtëpi për shkak të sjelljes së gabuar të fansave bardh e blu.
Nuk mungojnë as dënimet individuale ku futbollisti i kryeqytetasve Majkëll Ngo është pezulluar me 5 ndeshje për sulm ndaj kundërshtarit. Dënimit nuk i ka shpëtuar as trajneri i portierëve të bardhebluve, Emanuele Egbo për shkak te protestave ndaj zyrtarëve të ndeshjes duke u skualifikuar për dy sfidat e radhës.
Dënime të ashpra edhe për skuadren e Laçit. Presidenti i kurbinasve Pashk Laska është dënuar me tre ndeshje për sjellje jo sportive dhe i ndalohet hyrja në ambientet sportive.
Ndërkohë që zyrtaret e skuadrës së Laçit, Kleo Laska dhe Klevis Hima janë dënuar me 9 ndeshje për dhunë ndaj kundërshtarit të ndeshjes. /abcnews.al