Komisioni Hetimor për kontratat në shëndetësi, mazhoranca s’i përgjigjet kërkesës: Opozita të heqë dorë nga hetimi partiak

schedule10:03 - 30 Prill, 2024

schedule 10:03 - 30 Prill, 2024

Përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin Hetimor për kontratat në shëndetësi nuk do t’i përgjigjen thirrjes së kryetares së komisionit Albana Vokshi, për sa kohë në mënyrë të përsëritur vijohet me praktikën e caktimit të rendit të ditës në mënyrë të pakoordinuar dhe padakordësuar.

Edhe kësaj radhe, caktimi i rendit të ditës dhe orës e datës së mbledhjes është vendosur pa qenë ne në mbledhje.

Ne kemi vendosur tashmë deklarimin e hapur të hetimit duke miratuar Planin e Hetimit bashkë me kalendarin, ku pasqyrohen qartë të gjithë hapat hetimorë të komisionit.

Po kështu kemi miratuar kërkesat për marrje provash të opozitës dhe mazhorancës. Për sa kohë mbledhja në fjalë është fuqi, duhet respektuar vendimmarrja e anëtarëve të komisionit.

Çdo shfaqje viktimizimi nga opozita është shprehje e paaftësisë për të ndjekur procedurën ligjore dhe për të kryer një hetim të plotë e serioz. Opozita duhet të heqë dorë nga hetimi partiak dhe t’i kthehet hetimit parlamentar ashtu siç e kërkon ligjit sepse ne kemi vendosur të vijojmë me hetimet dhe të respektojmë kalendarin e Planit Hetimor.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!