Komisioni Hetimor për Presidentin Meta ka pranuar opinionin e Komisionit të Venecias si pjesë e dosjes.
Pas më shumë se 3 muajsh pushim, Komisioni Hetimor për Presidentin Ilir Meta po zhvillon mbledhjen këtë të hënë.
Situata për shkak të pandemisë ka sjellë ndryshime të shumta në lidhje me çështjet që ky komision ka administruar.
Raporti i Komisionit të Venecias, i cili i jepte të drejtë kreut të shtetit për emërimet në kushtetuese do të jetë mbi tavolinën e deputetëve.
Tashmë Komisioni ka administruar provat për veprimet e presidentit.
Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja ka deklaruar se komisioni duhet të miratojë raportin përfundimtar të çështjes deri në datën 18 korrik./abcnews.al