Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Komisioni Europian-politikanëve në Malin e Zi: Qeveria e re duhet të formohet sa më shpejt dhe pa vonesa

schedule15:03 - 5 Mars, 2022

schedule 15:03 - 5 Mars, 2022

Zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE), Ana Pisonero Hernandez këtë të shtunë ka reaguar në lidhje me formimin e qeverisë së re në Malin e Zi.

Zyrtarja e BE-së është shprehur se është e domosdoshme krijimi i qeverisë së re, dhe ajo beson se do të ndodhë shumë shpejt.

Ndër të tjera ajo ka thënë se Komisioni Evropian po bën thirrje për punë të përbashkët në lidhje me reformat në BE.

Ne besojmë se formimi i qeverisë së re do të ndodhë pa vonesa. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve që të fokusohen dhe të punojnë së bashku për zbatimin e reformave në lidhje me Bashkimin Evropian (BE), në një frymë konstruktive dhe në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve malazezë për të përparuar në procesin e anëtarësimit”, ka thënë ajo. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!