Komisioni Europian nuk komenton dokumentin francez për metodologjinë e zgjerimit

schedule13:32 - 18 Nëntor, 2019

schedule 13:32 - 18 Nëntor, 2019

Komisioni Evropian nuk ka pranuar të komentojë dokumentin francez për metodologjinë e zgjerimit ndërkohë që komisioneri përgjegjês për politikën e fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, Johannes Hahn ka bërë të qartë, se do të jetë pasardhësi i tij që do merret me reformën e zgjerimit.

Ekipi i ri i Komisionit Europian drejtuar nga Ursula Von der Leyen pritet të fillojë punën në 1 dhjetor.

Ekipi i Komisionit Europian i drejtuar nga Jean-Claude Juncker nuk reagon ndaj dokumentit jo-zyrtar francez lidhur me reformën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Mina Andreeva ështê shprehur, se i takon Këshillit të ministrave të jashtëm që të diskutojnë propozimin francez:

Mina Andreva, zëdhënëse e Komisionit Europian:

“Nuk besoj, se ne kemi reagim.  Eshtë Këshilli i punêve të përgjithshme vendi ku mund tê diskutohet ky dokument. Qêndrimi ynë lidhur me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit  në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është i qartë; Të dyja vendet kanë kryer punën e tyre. Tani i takon BE-së të bëjë këtë”

Komisioneri përgjegjês për politikën e fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, Johannes Hahn ka bërë të qartë, se do të jetë pasardhësi i tij që do merret me reformën e zgjerimit.

Ekipi i ri i Komisionit Europian drejtuar nga Ursula Von der Leyen pritet të fillojë punën në 1 dhjetor nëse kandidati hungarez Olivér Verhelyi do aprovohet në detyrën e tij për politikën e zgjerimit dhe fqinjësisë nga grupimet politike të Parlamentit Europian para 20 nëntorit./abcnews.al