Komisioni Europian miraton 40 milionë euro shtesë për Ukrainën

schedule13:47 - 6 Shtator, 2024

schedule 13:47 - 6 Shtator, 2024

Komisioni Europian njoftoi sot se do të miratojë shumën prej 40 milionë euro për Ukrainën në mënyrë që vendi të përgatitet për dimrin e ardhshëm.

“Me sulmet e pamëshirshme ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, Komisioni po rrit fondet e tij humanitare për ukrainasit me 40 milionë euro shtesë përpara afrimit të dimrit”, tha Komisioni në një deklaratë.

35 milionë euro janë caktuar për projekte humanitare në Ukrainë dhe pesë milionë euro për mbështetjen e refugjatëve ukrainas dhe komuniteteve të tyre në Moldavi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!