U la jashtë listës, Gurakuqi për Abcnews.al: Kam besimin e Bashës, do drejtoj fushatën në Shkodër

schedule22:20 - 23 Tetor, 2020

schedule 22:20 - 23 Tetor, 2020

Nga Dylber Balla

Pasditen e sotme sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi publikoi emrat e vlerësuar nga komisioni për kandidatët që do të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik të zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të ardhshëm.

Por në listë mungojnë disa emra të njohur, mes të cilëve Ervin Salianji, Endri Hasa, Tritan Shehu, por edhe Romeo Gurakuqi.

Ish-deputeti i qarkut të Shkodrës Romeo Gurakuqi në një intervistë për Abcnews.al e injoroi vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në PD-në duke deklaruar se ka besimin e Lulzim Bashës dhe do të jetë në drejtimin e qarkut të Shkodrës për fushatën e zgjedhjeve.

Romeo Gurakuqi u shpreh se pavarësisht vendimit të komisionit, rëndësi ka besimi te kryetari i partisë dhe fakti që ishte i pari i votuar në listën e bazës në Shkodër.

Intervista e plotë për Abcnews.al

Si e komentoni vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve?
Shtyrja nuk do të thotë se nuk jam.

Si e gjykoni që nuk jeni pjesë e listës së parë?
Duhet të pyesni ish-presidentin edhe atë zotërinë që ka qenë ministër i Punëve të Jashtme.

Ju cfarë shije ju lë, ka shkuar dicka keq te puna juaj te aksioni opozitar?
Nuk ma ha mendja. Unë kam marrë mbështetjen maksimale në Shkodër, kam qenë më pak i kontestuari, 3.5% kontestime, i pari përsa i përket kontestimeve më të ulëta. Mora konfirmimin e bazës, për metodologjinë duhet të pyesni komisionin.

Kjo ju distancon nga fushata për zgjedhjet e ardhshme?
Jo, jo! Do të jem në drejtim të qarkut të Shkodrës.

Do të jeni nëse iu vendos Lulzim Basha te pjesa e 20%?
Unë do të jem në pozicionin që kam pasur.

Keni besim te kryetari?
Po, patjetër. Besimplotë. Kryetari ka besimin tim të plotë dhe unë kam besimin e kryetarit. Kjo është e rëndësishme.

Pavarësisht vendimit të komisionit?
Po, patjetër. 

/Abcnews.al