Komisionet Parlamentare online, Felaj: Opozita e bëri dramatike, pse u vendos kështu

schedule20:04 - 29 Shtator, 2021

schedule 20:04 - 29 Shtator, 2021

Zëvendëskryetarja e Kuvendit znj.Ermonela Felaj, e ftuar në “Radarin Informativ” ka folur rreth zhvillimit online të komisioneve Parlamentare.

Sipas Felajt vendimi është marrë nga Konferenca e Kryetarëve por kjo nuk do të thotë që vendimi është i pakthyeshëm. Më tej Felaj ka shtuar se dy salla të mëdha të Kuvendit do të futen në punë për takimet më të rëndësishme të Komisioneve Parlamentare.

E pyetur se pse u vendos që Komisionet të zhvilloheshin online, Felaj ka thënë se kjo ka ardhur për shkak të numrit të lartë të përbërjes së komisioneve dhe pamundësia për të ruajtur rregullat anticovid.

“Opozita beson se nuk ka Covid me mënyrën si mendon në Parlament. Pandemia është globale dhe çdo institucion është duke i zbatuar këto masa. Mbledhjet online u bënë se janë 8 komisione dhe sipas rregullores duhet të jetë me raporte që është edhe përbërja parlamentit. Komisionet nuk duhet të ishin më shumë se 17 anëtarë por janë bërë me 27. Komisioni i ligjeve ka 27. Ambientet janë shumë të vogla. Ramë dakord që të kishin shumicë dhe prandaj propozuam online për shkak të numrit të lartë. Vendimet që merr Konferenca e Kryetarëve nuk është se nuk ndryshohen. Duke pasur parasysh edhe veprimet e Komiteti Ekspertëve, do shikojmë. U bë më dramatike se ç’duhej. Por ne në fakt mund të përdorim edhe dy salla të mëdha.” tha Ermonela Felaj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!