Komisionet Parlamentare, Balla i përgjigjet PD-së: Do kemi edhe mbledhje tradicionale

schedule11:21 - 23 Shtator, 2021

schedule 11:21 - 23 Shtator, 2021

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla me anë të një deklaratë për media i është përgjigjur Partisë Demokratike lidhur me mbledhjen e Komisioneve Parlamentare.

Deputetët e PD dhe të opozitës kanë kundërshtuar mbledhjen e Komisioneve Parlamentare online, ndërsa sipas Ballës seancat e rëndësishme do të zhvillohen me prani fizike në sallat e mëdha të Kuvendit.


“Besoj se do njiheni me procesverbalin e Mbledhje se Konferencës së Kryetarëve që është shpjeguar vijueshmëria. Do ketë komisione online dhe do ketë edhe mbledhje të rëndësishme që do futen në sallat e vetme që plotësojnë kriteret e distancave. Si në sallën e Kuvendit. Opozita të gjejë gjëra ët tjera. Në shqyrtimin e buxhetit mbledhja do të jetë fizike tradicionale. Nëse ka seanca të rëndësishme do mblidhemi jo online. Por në një punë normale sikur zhvillohet në asamble në Francë apo në Bundestag është e njëjta gjë. Ramë dakord me propozimin tim që duhet vaksinim i detyrueshëm për deputetët. Kam gjetur dakordësi. Afati i dy dozave është përcaktim i ekspertëve. Nuk e di ku e kanë dëgjuar se Shqipëria nuk qenka në kushte të jashtëzakonshme për pandeminë. Ne kemi një numër të lartë infektimesh në dit ë dhe kemi disa humbje jete. “ tha Balla.

vijon… /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!