Deputetei i Partisë Demokratike Tritan Shehu, ka kundërshtuar vendimin e mazhorancës që komisionet parlamentare të zhvillohen online.
Shehu thekson se një vendim i tillë është mbyllje e gojës së deputetëve dhe cenimi i demokracisë parlamentare.
Sipas tij kjo është një çështje e dhunimit të deputetëve dhe në një situatë të tillë asnjë nuk duhet të jetë pjesë e këtyre komisioneve.
“Kjo është çështje seance dhe procedure është çështje e lirisë dhe e shprehjes, pasi ka një tendencë për grusht shteti brenda parlamentit për ti mbyllur gojën deputetëve. Komisionet janë bazë e diskutimeve. Por po kërkohet që të evidentohet vendi i diskutimeve kjo është të tallesh me parlamentin. Ashtu siç u mbyll kufiri para zgjedhjeve, dhe u përdor komiteti për të mos lënë njerëzit të votojnë, kështu po bëhet dhe sot me kuvendin. Shqipëria nuk është në gjendje pandemike por është në katastrofe, por nuk e zgjidhin mbledhjet e komisioneve që ne kërkojmë tu mbyllim gojën. Kjo është një çështje e dhunimit të deputetëve, ne nuk do të marrim pjesë në komisioneve për tu bërë lolo e disa videove, nëse do të cënohet demokracia parlamentare, boll bëmë lojëra”, ka thënë Shehu./abcnews.al