Komisionerja e KPK, Brunilda Bekteshi kallëzohet në SPAK

schedule15:14 - 15 Shtator, 2020

schedule 15:14 - 15 Shtator, 2020

Komisionerja në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Brunilda Bekteshi është kallëzuar ditën e sotme nga ish- prokurori i Gjykatës së Apelit të Durrësit, Bujar Hoti.

Bekteshi akuzohet për kryerjen e veprave penale të: “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë dhe në bashkëpunim, “Falsifikim e formularëve”, “Përfitim Titulli” parashikuar reciprokisht nga nenet 186/2/ 190/1 e 246 të Kodit Penal.

Kallëzimi është paraqitur ditën e sotme pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!