Komisioneri për Zgjerim ka reaguar pas takimit që pati pasditen e sotme me kryedemokratin Lulzim Basha.
Oliver Varhelyi tha se në takimin me Bashën pati një diskutim konstruktiv me opozitën jashtë-parlamentare.
“Diskutime konstruktive me përfaqësues të opozitës jashtë-parlamentare. Mirëpres marrëveshjen për reformën zgjedhore”, mësohet të ketë thënë komisioneri Várhelyi.
Në reagimin e tij pas takimit me komisionarin, Basha tha se kanë diskutuar për zgjidhjen e krizës së rëndë politike në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, dhe hapjen e negociatave./abcnews.al