Komisioneri për zgjerimin e BE vizition Shqipërinë dhe Maqedoninë

schedule22:08 - 12 Janar, 2020

schedule 22:08 - 12 Janar, 2020

Komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe të zgjerimit, Olivér Várhei do të vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në 15 dhe 16 janar.

Objektivi kryesor i vizitave është shprehja e angazhimit dhe e vendosmërisë së Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me të dyja vendet në mars të këtij viti.

Për ta bërë këtë të mundur, komisioneri Várhei do të diskutojë me autoritetet përkatëse ecurinë e reformave të kërkuara nga disa shtete anëtare skeptike të Bashkimit Europian.

Kjo ecuri do të përfshihet në raportin e shkurtër që Komisioni Europian do të prezantojë për të dy vendet para muajit mars.

Fokusi kryesor do të vendoset mbi vlerësimin e punës që po vijon në reforma specifike të kërkuara nga disa shtetet anëtare lidhur me forcimin e shtetit ligjor në Maqedoninë e Veriut dhe me zbatimin e reformës së drejtêsisë dhe aprovimin e reformës zgjedhore në Shqipëri.

Në 15 janar Olivér Várhei do të vizitojë Shkupin, ku do të takohet me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me kryeministrin Oliver Spasovski, kryetarin e Kuvendit të, Talat Xhaferi, si dhe përfaqësuesit e opozitës.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë në 16 janar, Komisioneri Várhei do takohet me presidentin e RepuBlikës, Ilir Meta, me kryeministrin Edi Rama, me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe me përfaqësuesit e opozitës.

Komisioneri Olivér Várhelyi do të vizitojë gjithashtu zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.  /abcnews.al