Komisioneri i Zgjerimit: BE prezanton në janar metodologjinë e zgjerimit dhe kriteret e çeljes së negociatave

schedule16:15 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 16:15 - 11 Dhjetor, 2019

Komisioneri europian për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë, Oliver Varhelyi ka shpalosur linjat kryesore të metodologjisë së re të zgjerimit të Bashkimit Europian. Procesi i negociatave do mbështetet në katër kritere: Besueshmëri, parashikueshmëri, dinamizëm dhe lidershiip politik.

“Ne kemi parashikuar që të prezantojmê propozimin tonë në janar. Në janar do të dëshironim të përqëndrohemi të një grup kriteresh përmes të cilave ne mund të ndryshojmë metodologjinë e zgjerimit. Do të bazohemi në katër kritere. Së pari bëhet fjalë për besueshmërinë. Zgjerimi duhet të jetë i besueshëm për shtetet anêtare dhe insitutucionet europiane nga njëra anë dhe i besueshëm për partnerët tanë tê Ballkanit Perëndimor. Besueshmëria është nj element shumë i rëndësishëm pêr gjithçka ne bëjmë. Nëse ne duam që zgjerimi tê jetë i suksesshêm, atëherë ne do të na duhet ta bêjmë atë më të besueshëm.Më të besueshêm do të thotë gjithashtu që të jetë më i parashikueshëm si proces për shtetet anëtare, si dhe shtetet në procesin e anëtarêsimit. Dhe një proces mund të jetë i parashikueshën nëse ai është dinamik. Duhet të sigurojmë, se nëse arrihen rezultate nga njëra anë, duhet tê ketë rezultate edhe nga ana tjetër. Elementi i katêr është lidershipi politik që do të duhet të jetë prezent në të gjithë procesin e zgjerimit. Këto janë katër elementet mbi të cilat ne  do mbështetemi”, u shpreh Oliver Varhelyi.

Komisioneri Varhelyi synon të prezantojë metodologjinë e re në fillim të muajit tê janarit dhe është angazhuar njêkohësisht tê punojë me shtetet anëtare si Franca, Hollanda dhe Damimarke për shqetësimet që kanë lidhur me përmbushjen e kritereve të reformave tê integrimit për hapjen e negociatave tê anëtarësimit me Shqipërinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!