Komisioneri Hahn vizitë zyrtare në Kosovë

schedule11:06 - 17 Janar, 2019

schedule 11:06 - 17 Janar, 2019

Komisioneri Europian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn viziton Prishtinën, ndërsa mediat e Kosovës kanë konfirmuar deri tani vetëm një takim të tij me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, në orën 16:45. Vizita e Hahn vjen në kohën kur BE ka kërkuar nga Kosova heqjen e taksave ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja. Por, Haradinaj këmbëngul se heqja e taksave mund të ndodhë vetëm në momentin që Serbia është e gatshme të njohë Kosovën si shtet të pavarur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!