Komisioneri Hahn paralajmërim për Kosovën dhe Serbinë: Hiqni dorë nga kushtet

schedule18:48 - 30 Gusht, 2019

schedule 18:48 - 30 Gusht, 2019

Prishtina duhet të heqë taksën ndaj produkteve serbe, ndërsa Beogradi duhet të ndalojë tërheqjen e njohjeve ndaj shtetit të Kosovës. Apeli vjen nga Komisioneri Europian për Zgjerim, Johanes Hahn, i cili paralajmëroi të dyja vendet se këto janë hapat e vetme që duhen ndjekur për të rifilluar dialogu.

Komisioneri Evropian për zgjerim Johannes Hahn bëri apel për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se është shumë i rëndësishëm për perspektivën evropiane të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, Hahn u shpreh se është shuëm e rëndësishme që Kosova të heqë taksën ndaj produkteve serbe.

Zgjidhja, rrjedha pozitive e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, është element kyç për të ardhmen e perspektivës evropiane të gjithë rajonit”, shtoi ai.

Por, ai po ashtu i bëri thirrje Serbisë të ndalojë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij të dyja palët duhet të hedhin hapa drejt njëri tjetrit.

Hahn u shpreh i bindur se pas zgjedhjeve në Kosovë situata do të jetë më e qartë dhe së bashku me Bashkimin Europian shpresohet hyrja në finalizimin e bisedimeve./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!