Të menjëhershme ishin dhe reagimet e liderëve të Unionit pas aprovimit të marrëveshjes për Brexit. Presidenti i Komisionit Evropian e konsideron tragjedi largimin e Britanisë. Ndërsa presidenti francez thotë se kjo nuk është ditë feste por duhet menduar për reformimin e Unionit.
Pavarësisht se është një arritje e madhe, duke parë që ishte ajo që kërkohej nda të dy palët, reagimet për aprovimin e marrëveshjes për Brexit nuk ishin pozitive.
“Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian është një tragjedi”.
Kështu komenton presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
“Është një ditë e trishtë, nuk është moment gëzimi, por një tragjedi pasi një vend i madh po largohet nga Unioni. Kemi gjetur një marrëveshje me Britaninë e Madhe, më të mirën të mundshme”, vijoi më tej ai. Ndërsa shprehu besimin se Parlamenti Britanik do ta ratifikojë këtë marrëveshje, “mbi të cilën BE nuk do të ndryshojë qëndrim”.
Listës së liderëve që e shikojnë këtë zhvillim me ngjyrë të zezë i është shtuar edhe presidenti francez, Emmanuel Macron.
“Nuk është ditë feste”, nënvizon kreu i Pallatit Elize.
Për Macron, lamtumira e Britanisë “tregon se BE-ja ka nevojë për një rithemelim të thellë mbi të cilin po punojmë dhe në të cilin duhet të vazhdojmë të punojmë”, dhe që “ka një pjesë brishtësie dhe të përsosur që duhet përmirësuar”.
Presidenti francez tha se kjo “duhet të shënojë unitet dhe përgjegjësi në një moment serioz” përpara “zgjedhjes së një populli sovran”. Marrëveshja në tryezë, e cila mbron interesat franceze, “është një marrëveshje e mirë, e mbështes,” tha ai. Macron shtoi më tej se mardhëniet mess BE-së dhe Britanisë mbeten për t’u përcaktuar në muajt e ardhshëm.
“Ky është një Këshill Europian historik por shkakton ndjenja të përziera” sepse Britania po largohet nga BE pas 25 vjetësh, por ne respektojmë vendimin e popullit britanik”.
Kështu është shprehur kancelarja gjermane Angela Merkel në fund të takimit të jashtëzakonshëm të BE-së për Brexit, duke theksuar se “bashkëpunimi midis 27 vendeve, Komisionit të BE-së dhe Parlamentit Evropian ishte i shkëlqyer” dhe se marrëveshja e divorcit “është në interesin tonë”.
“Unë kam një ndjenjë lehtësimi në arritjen e asaj që është arritur,” përfundoi ajo.
“Ky është përfundimi i dy viteve të punës së madhe që na kanë lejuar të arrijmë qëllimin tonë, atë të një marrëveshjeje që na mbron dhe mbron ekonominë tonë: sot e kemi atë”.
Këtë e theksoi kryeministri irlandez Leo Varadkar, duke renditur pikat kryesore të fituara nga Dublini në marrëveshjen e lamtumirës si një zonë të përbashkët udhëtimi dhe pa pengesa doganore.
Marrëveshja për Brexit është “një hap i rëndësishëm për të bërë të mundur një dalje të rregullt të Mbretërisë së Bashkuar nga BE,” jam optimist “, tha kancelari austriak Sebastian Kurz, duke theksuar se” rezultati duhet të miratohet nga Parlamenti britanik dhe askush nuk mund të parashikojë se si do të përfundojë “. Ndërkohë, aprovimi i marrëveshjes është përshëndetur edhe nga shumë liderë të tjerë të BE-së./abcnews.al