STUDIMI/ Kombinimet e vaksinave që rrisin më shumë imunitetin

schedule14:31 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 14:31 - 7 Dhjetor, 2021

Autoriteti Europian i Barnave (EMAA) dhe Organizata Evropiane e Shëndetit Publik (ECDC) rekomandojnë kombinimin e vaksinave të miratuara kundër Covid-19 pasi në Europë po vërehet një rigjallërim i pandemisë.

Rekomandimi vlen si për dy dozat e para ashtu edhe për dozën e tretë përforcuese.

Provat tregojnë se kombinimi i vaksinave tradicionale dhe vaksinave me mRNA prodhon nivele të kënaqshme të anti-trupave ndaj Covid-19, thanë në një deklaratë të përbashkët Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).

Studimi: Kombinimi kryesor i dozave AstraZeneca ose Pfizer me Moderna

Në të njëjtën kohë, sipas një hulumtimi të publikuar dje në revistën “The Lancet”, personat e vaksinuar kanë përgjigjen më të mirë imune kur, pas dozës së parë me AstraZeneca ose Pfizer marrin dozën e dytë Moderna, raporton abcnews.al.

Studiuesit, të udhëhequr nga profesori Mattheë Snape i Universitetit të Oksfordit, ishin përgjegjës për një studim të madh dhe të rastësishëm mbi kombinime të ndryshme të vaksinave kundër koronavirusit, të cilat u botuan në revistën mjekësore “The Lancet”. Ata studiuan të dhënat e 1 070 vullnetarëve mbi 50 vjeç.

Një dozë e dytë e Moderna pas dozës së parë  Pfizer u zbulua se prodhonte më shumë anti-trupa dhe një përgjigje më të madhe të qelizave T sesa dy doza të Pfizer. Një dozë Novavax pas Pfizer prodhon më shumë anti-trupa se dy doza AstraZeneca, por më pak anti-trupa dhe një përgjigje imune më të ulët se dy doza të Pfizer.

Studimi në përgjithësi zbuloi se kombinimi i dozës së parë me AstraZeneca dhe i dytë me një vaksinë tjetër prodhoi një përgjigje imune më të fortë se dy doza të AstraZeneca. Ata që filluan me Pfizer dhe më pas morën Moderna kishin 1.3 herë më shumë anti-trupa sesa ata që morën përsëri Pfizer, ndërsa ata që morën Novavax pas Pfizer kishin 20% më pak antitrupa.

Ata që morën Pfizer pas AstraZeneca kishin 3.5 herë më shumë qeliza T, ndërsa ata që morën Novavax pas AstraZeneca kishin 4.8 herë më shumë qeliza T. Një dozë e dytë e Moderna pas Pfizer rezultoi në një herë e gjysmë më shumë qeliza T, ndërsa një dozë e dytë e Novavax rezultoi në më pak.

Lexo KËTU studimin origjial të revistes shkencore “The Lancet”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!