Shqipëria U-21 po përgatitet për ndeshjen e fundit kualifikuese të “EURO 2025” ndaj Armenisë U-21, që do të luhet më 15 tetor në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:00.
Përgatitjet kanë nisur që të hënën dhe seancat stërvitore janë zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”. Për sfidën ndaj Armenisë, trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë edhe mesfushorin Leandro Frroku.
Lojtari i Panathinaikos do të bashkohet sot me ekipin dhe do të vendoset menjëherë nën urdhrat e trajnerit Bushi.
Kombëtarja U-21 do të mbyllë përgatitjet të hënën për duelin ndaj Armenisë. /FSHF