Kombëtarja U-21 e pafat, Republika Çeke fiton me autogol të Kalajt

schedule20:57 - 25 Mars, 2022

schedule 20:57 - 25 Mars, 2022

Kombëtarja e Shpresave zhvilloi në “Elbasan Arena” sfidën kundër Republikës Çeke, takim i vlefshëm për kualifikueset e Europianit “Euro 2023” për 21-vjeçarët.

Ky duel u mbyll me fitoren e Rebuplikës Çeke, që i falet në këtë mënyrë edhe autogolit të shënuar nga Kalaj, me Shpresat e Bushit që dalin të mposhtur nga ky takim.

Pjesa e parë do të ishte më e qetë mes dy ekipeve, ndërsa një autogol i Kalajt në minutën e 35-të do t’i jepte avantazhin kundërshtarëve, do të mbyllej 1-0 për miqtë.

Në pjesën e dytë kuqezinjtë e Alban Bushit do të ishin më kërkues, ku iu afruan barazimit me atë të Ndreckës, Muçin dhe Karricën por pa mundur të gjenin edhe rrugën e rrjetës.

Ndërkohë nga krahu tjetër u përgjigj Çekia me Sejk, i cili vendosi në provë portierin Simoni nga goditja e dënimit, me gardianin e Dinamos që reagoi siç duhet.

Edhe në dy raste të tjera portieri Simoni do të bënte rolin e “shpëtimtarit” teksa mbrojti portën e tij nga gola të sigurtë, ndërsa refuzoi që kombëtarja e tij të humbiste më një rezultat më të thellë.

Kjo humbje zbeh shpresat e kombëtares së U-21 për të tentuar edhe kualifikimin, teksa deri tani kanë arritur të grumbullojnë 9 pikë në grupin g, ndërkohë Çekët me këtë fitore shkojnë në kuotën e 16 pikëve në vendin e parë në grup. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!