Kombëtarja U-19 do të nisë të shtunën përgatitjet për miqësoren me Italinë U-19, ndërsa trajneri Armando Cungu ka shpallur tashmë listën e lojtarëve që do të grumbullohen për këtë test të rëndësishëm.
Ndeshja mes dy ekipeve kombëtare U-19 do të luhet në Koverçano më datë 10 gusht dhe do të startojë në ora 18:30. Tekniku i kuqezinjve ka ftuar për këtë test 20 lojtarë, një pjesë e mirë e të cilëve kanë qenë vazhdimisht pjesë e përfaqësueses së nën 19-vjeçarëve gjatë këtij viti e që kanë marrë pjesë në miqësore apo seleksionimet e shumta.
Një ndeshje mjaft e vyer për të parë gjendjen e kësaj skuadre dhe elementët e perspektivës përballë një rivali prestigjioz dhe në kuadër të provës së radhës së Shqipërisë U-19 në arenën ndërkombëtare. Kombëtarja U-19 do të marrë pjesë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2022/2023 me kuqezinjtë që janë shortuar në Grupin 7 me Belgjikën dhe Spanjën. Sfidat e këtij grupi do të luhen në Belgjikë në datat 21 dhe 24 shtator.
Më poshtë, edhe lista e lojtarëve të përzgjedhur nga stafi teknik i Kombëtares U-19 për miqësoren me Italinë U-19:
/f.a/abcnews.al