Kombëtarja shqiptare U-21 “shembet”, Finlanda triumfon me poker

schedule19:11 - 13 Tetor, 2023

schedule 19:11 - 13 Tetor, 2023

Kombëtarja shqiptare U-21 është kthyer me kokën ulur nga Finlanda, pas ndeshjes së tretë të kualifikueseve të Euro 2025 të kësaj grupmoshe. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, janë mundur sot me rezultatin 4-1 nga vendasit, teksa janë befasuar në startin e secilës pjesë loje.

Fillimi i ndeshjes ishte i tmerrshëm, pasi vendasit shënuan dy herë në minutat 4 dhe 6 duke gjetur të përgjumur mbrojtjen kuqezi e bërë më të vështirë situatën për vijimin e duelit. Pavarësisht përpjekjeve dhe mbajtjes së topit, kombëtarja shqiptare nuk prodhoi shumë raste të rrezikshme dhe shkoi në pushim në disavantazhin e 2 golave.

Pjesa e dytë filloi si e para pasi vendasit shënuan përsëri shumë shpejt me Limata edhe të tretin, duke bërë thuajse formalitet vazhdimin e ndeshjes. Goli i Pajazitit pak minuta para fundit erdhi shumë vonë për të ndryshuar fatin e sfidës, teksa shifrat u përkeqësuan në fund nga goli i Jitollva i cili vulosi fitoren 4-1 për nordikët./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!