Kombëtarja, Qazim Laçi: Tani duam vendin e parë në grup

schedule14:58 - 15 Tetor, 2023

schedule 14:58 - 15 Tetor, 2023

Qazim Laçi ka dalë para mediave në prag të ndeshjes miqësore me Bullgarinë, që do të zhvillohet të martën në stadiumin “Air Albania” në orën 18:00. Lojtari e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe u shprehën se kjo ndeshje për ta ka rëndësinë njëjtë si një sfidë kualifikuese.

Qazim Laçi theksoi se është një mundësi e mirë për lojtarët që nuk kanë patur shumë minuta në sfidat kualifikuese, teksa u drejtoi edhe një thirrje tifozëve për të mbushur sërish stadiumin “Air Albania”.

“Situata në kampin kuqezi pas fitores me Çekinë? “Jemi pak të çliruar sepse ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të marrë tre pikët dhe për të krijuar shkëputje në pikë përkundrejt Polonisë dhe Çekisë. Ne jemi gjithmonë me këmbë në tokë, s’ka mbaruar gjë akoma. Kanë ngelur dhe dy ndeshje për t’u kualifikuar në Europian”.

“Vendi i parë është objektiv? Objektivi i parë ishte kualifikimi në Europian. Tani si objektiv të dytë kemi vendin e parë dhe për atë do luftojmë”.

“Ndryshimet në fromacion? Besoj se trajneri Silvinjo i njeh të gjith vlerat e lojtarëve. Jemi të gjithë të rëndësishëm për ekipin. Edhe ndeshje miqësore, edhe ndeshje kualifikuese trajneri ka besim te të gjithë lojtarët. Jam dakord me ju edhe për ne që nuk kemi shumë minuta me ekipin kombëtar është si një ndeshje zyrtare për ne dhe prandaj do ta marrim seriozisht”.

“Shokët te Sparta e Pragës, çfarë më thane? Nuk ishin shumë të kënaqur dhe mua më vjen keq, shpresoj që ata të kualifikohen në fund”.

“Dallimi mes Rejas dhe Sylvinhos? Besoj se brenda dhe jashtë fushës kemi shumë pozitivitet me njëri-tjetrin, po luftojmë për njëri – tjetrin dhe po ndihmojnë njëri – tjetrin. Kjo ka shumë rëndësi dhe rezultatet janë shumë pozitive. Si miqësore si ndeshjet zyrtare ne do të mundojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”.

“Harmonia e grupit? Besoj se niveli i ekipit Kombëtar është ngritur. Të gjithë lojtarët janë në kampionatet më të mira në botë. Të gjithë japin maksimumin. Në çdo ndeshje kemi 11 lojtarë, nuk mund të futësh më shumë, zgjedhjet i bën trajneri. Të gjithë lojtarët kur vijnë në ekipin kombëtar janë të motivuar, ndihemi të gjithë krenar dhe tani kemi një shans shumë të madh për të bërë ëndrrat e shqiptarëve dhe tonat realitet, kualifikimi në Europian.

“Thirrje për tifozët? Nga dita e parë që kemi nisur përgatitjet për ndeshjen me Poloninë, i kemi bërë thirrje tifozëve. E ndjenim që do të ishte radha jonë kësaj here, që do të kualifikohemi në një europian. Tani është gjë e mirë kur shikon “Air Albania” plot dhe ke besimin e tifozëve. I falënderoj shumë, besoj t’i kemi në  çdo ndeshje. Kjo miqësore do të jetë gjë shumë e mirë për ne” – u shpreh Qazim Laçi./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!