Ylber Ramadani do të mungojë në dy ndeshjet e radhës të kombëtares shqiptare të futbollit. Mesfushori kuqezi, sipas informacionit që jep Federata Shqiptare e Futbollit, vuan nga një infeksion I përsëritur I laringut që kërkon trajtim me antibiotikë dhe nuk I jep mundësi që t’i përgjigjet ftesës së trajnerit Silvinjo.
Shqipëria do të luajë këtë 4 shtator një miqësore në fushën e Gjibraltarit, ndërsa në 12 shtator pret në Tiranë Letoninë në ndeshjen eliminatore të Kupës së Botës.
Për momentin, Silvinjo nuk ka lajmëruar për ndonjë lojtar tjetër që do të zëvendësojë Ramadanin. Mesfushori 29-vjeçar ka luajtur 46 ndeshje dhe ka shënuar një gol në kombëtare.

