Kombëtarja me skemë mbrojtëse në Francë

schedule12:50 - 4 Shtator, 2019

schedule 12:50 - 4 Shtator, 2019

Kombëtarja pritet të luajë me skemë mbrojtëse në ndeshjen e Europianit në Francë. Trajneri Edi Reja po përcakton formacionin, ndërsa ka shqetësime me dëmtimet dhe formën e lojtarëve.

Vërtet ia kemi dalë jo një, por dy herë, por kjo nuk do të thotë gjë.

Me Francën, ashtu si me Turqinë, kemi fituar e barazuar miqësoret, por kemi dështuar në duelet zyrtare, ndaj të shtunën në “Stad të Frans”, trajneri Edi Reja do të përpiqet të ndryshojë pikërisht këtë traditë.

Ashtu siç pritej, italiani do të synojë t’ia dalë, në duelin eleminator të Europianit, me skema mbrojtëse dhe me kundërsulm.

Jo vetëm logjika normale, por edhe mënyra sesi po punohet në stërvitje të bën ta kuptosh një gjë të tillë, dhe kombëtarja mendohet të përballet me kampionët e botës, e përforcuar në prapavijë, dhe me vetëm një sulmues.

Tre lojtarë do të jenë në qendër të mbrojtjes, ndërsa dy lojtarë do të jenë në krahë, me shumë gjasë Hysaj e Lenjani.

Në mesfushë mendohet të jenë katër futbollistë, ku Gjasula e Xhaka do të ndihmojnë gjithashtu në thyerjen e sulmeve të francezëve.

Në ofensivë do të jetë një lojtar i fortë, ku favorit për momentin duket Cikalleshi, por mund të jetë edhe Balaj, që është tepër në formë.

Reja ka, gjithsesi, shqetësim me dëmtimet dhe gjendjen e lojtarëve.

Në mesfushë është në dyshim Memushaj, që është i lënduar ashtu si Veseli, ndërsa dyzimi i vetëm për Cikalleshin është që nuk ka pasur aktivizim në ekipin e tij. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!