Kombëtarja humbi, por “The Sun” komplimenton teknikun Sylvinho

schedule17:53 - 28 Mars, 2023

schedule 17:53 - 28 Mars, 2023

“Legjionarët” humbën në ndeshjen e parë të kualifikueseve përballë Polonisë, teksa u mundën me rezultatin 1 me 0 në Varshavë, në një ndeshje ku meritonin minimalja barazimin me plot raste të shpërdoruara nga Kombëtarja jonë.

Paraqitja, nuk tregoi asgjë më pak se punën fantastike që tekniku Sylvinho po zhvillon në krye të Kombëtares A, teksa edhe me mungesa të rëndësishme u mund falë një goli “aksidental”. Ndeshja e ndjeshme duket se ka “frymëzuar” dhe gazetarët e prestigjiozes angleze “The Sun”, të cilët i kanë dedikuar një artikull 48-vjeçarit brazilian.

Artikulli ishte fokusuar te një lëvizje teknike, që tekniku Sylvinho zhvilloi ndeshjen e mbrëmshme, ku i veshur me kostum, kontrolli me shumë klas një top që erdhi drejt pankinës së Kombëtares sonë.

Artikulli i “The Sun”:

Braziliani e filloi karrierën e tij si futbollit në Corinthinas dhe në vitin 1999 u transferua tek Arsenal duke luajtur 80 ndeshje në dy sezone. Më pas shkoi në Spanjë në ekipin e Celta Vigo. Dhe në 2004-ën u transferua tek Barcelona aty ku ndihmoi katalanasit të fitonin tre herë La Ligan dhe dy herë Champions-in në vetëm pesë sezone. Karriera e tij si futbollist përfundoi në  vitin 2010 pas një sezoni tek Manchester City. Dhe ky person nuk është tjetër veçse Sylvinho. Ai tani ndodhet në krye të ekipit kombëtar të Shqipërisë pas periudhave menaxheriale në Lyon dhe Corinthians.

Ndihmësi i tij është ish-ylli i Manchester City dhe Argjentinës, Pablo Zabaleta. Dyshja bënë debutimin e tyre si menaxherë në Shqipëri në humbjen e mbrëmshme 1-0 ndaj Polonisë në kualifikueset e Euro 2024.

Sylvinho bëri një lëzivje teknike të shkëlqyeshme. Ai kontrolloi bukur një top që ra nga qielli me një prekje të shpejtë të këmbës. Dhe këtë e bëri teksa ishte i veshur me një kostum duke qëndruar në vijën anësore.

Tifozët sigurisht që ishin të emocionuar, me një që tha: “Teknika e Sylvinhos është spektakolare”.

Një tjetër shtoi: “Në kulmin e karrierës së tij.” /i.m /abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!