Kombëtarja e Suedisë në ankth, lojtari shtrohet në gjendje të rëndë në spital

schedule11:47 - 27 Shkurt, 2024

schedule 11:47 - 27 Shkurt, 2024

Frikë e madhe në Suedi për fatin e Kristoffer Olsson, mesfushori 28-vjeçar. Siç bën me dije federata suedeze, Olson u rrëzua në shtëpinë e tij ditët e fundit pasi u godit nga një sëmundje e papritur dhe aktualisht ndodhet i shtruar në Danimarkë dhe ndodhet në terapi intensive, me një respirator të lidhur për të ndihmuar frymëmarrjen e tij.

Klubi i Midtjylland gjithashtu komunikon se lojtari është shtruar në spital me një sëmundje e cila duket akute, e lidhur me trurin dhe u kërkon mediave dhe tifozëve të respektojnë privatësinë e tij dhe të familjes së tij./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!