Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë dy ndeshjet e para kualifikuese të Kampionatit Europian “Futsal EURO 2026” ndaj Kazakistanit dhe Danimarkës më 13 dhe 18 dhjetor.
Trajneri i Kombëtares shqiptare të Futsallit, Erind Resuli ka ftuar 13 futbollistë që do të japin kontributin e tyre në këto sfida kualifikuese. Kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e parë ndaj Kazakistanit në orën 19:00, në “Tirana Olimpic Park”.
Më pas skuadra do të udhëtojë drejt Danimarkës, aty ku do të zhvillojë edhe përballjen e dytë ndaj danezëve më 18 dhjetor në ora 18:00.
Shqipëria e Futsallit është pjesë e grupit 6, së bashku me Kazakistanin, Armeninë dhe Danimarkën.
Ndeshjet e grupit do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje dhe 10 skuadrat e para të çdo grupi do të kalojnë direkt në finalet e Kampionatit Europian të Futsallit, ndërsa tetë ekipet e dyta më të mira do të shkojnë në fazën play-off, ku ku do të luajnë shanset për t’u kualifikuar në finalet e Europianit të Futsallës. /FSHF