Kombëtarja e Danimarkës bën gjestin e mrekullueshëm, “Vikingët” heqin dorë nga shpërblimet për t’u barazuar me femrat

schedule15:41 - 18 Qershor, 2024

schedule 15:41 - 18 Qershor, 2024

Jo pak herë në panele të ndryshme, sidomos në media të huaja është vënë në pikëpyetje shpërblimet e larta financiare, që futbolli i meshkujve ka në krahasim me atë të femrave, mirëpo ndyrshimi duket se do të vijë së shpejti dhe gjithçka do të fillëjë nga Danimarka, me “Vikingët”, që janë pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me Federatën, për t’i garantuar një vlerësim financiar të njëjtë me ekipin e meshkujve.

Një objektiv i arritur edhe falë këtyre të fundit, të cilët hoqën dorë nga reduktimi i mbulimit të sigurimit dhe refuzuan rritjen e shpërblimit për të rishpërndarë financat në mënyrë të barabartë për ekipin e femrave, me vendimin që u mor unanimisht nga “veteranët” e ekipit, Andreas Chistensen, Chriistian Eriksen e Simon Kjaer, teksa ky vendimit pritet të sjellënjë ulje në masën 15%  të shpenzimeve që lidhen me kombëtaren.

Ndërkaq, vlen për t’u theksusar, se ky kursim është sa 50% e shpenzimeve të skuadrës së femrave dhe me mbi 40% e U- 21. Një marrëveshje katërvjeçare, e cila do të hyjë në fuqi në përfundim të Kampionatit Europian që zhvillohet në Gjermani. /i.m /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!