Kombëtaret U17 dhe U19 nisin përgatitjet për Euro 2020

schedule13:55 - 7 Janar, 2019

schedule 13:55 - 7 Janar, 2019

Shqipëria U17 dhe ajo U19 do të nisin përgatitet për vitin 2019. Trajnerët Elvin Beqiri dhe Nevil Dede shpallën listat e lojtarëve dhe folën për planet e tyre lidhur me Europianin.

Të dyja kombëtaret e moshave do të përpiqen të jenë gati për eleminatoret.

Shqipëria U17 dhe ajo U19, fillojnë përgatitjet që në janar për të qenë gati për në Europian, dhe më e impenjuar do të jetë kombëtarja më e re.

Ata që quhen para të rinjtë, pra U17-ta e trajnerit të emëruar së fundmi, Elvin Beqiri, do të marrë pjesë në një turne të organizuar nga Federata Turke, në datat 14-17 janar.

Shqipëria është në grupin B, me Spanjën, Rusinë dhe Maqedoninë.

Trajneri Beqiri shpalli listën me 25 lojtarë të grumbulluar, ndër të cilët 12 nga jashtë, dhe 13 nga Shqipëria.

Ai foli edhe për planet dhe objektivat.

Programi për Shqipërinë U19 është më modest.

Skuadra e trajnerit Nevil Dede do të grumbullohet në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ku do të ketë disa ndeshje miqësore.

Dede shpalli gjithashtu listën, ku bie në sy prania e 5 lojtarëve nga Shkëndia e Tetovës, si dhe e sulmuesit Bullari, që kërkohet edhe nga Greqia.

Shqipëria U17 dhe ajo U19 do të luajnë eleminatoret e Europianit në tetor-nëntor të këtij viti, ku 17-vjeçarët do të jenë në grup me Portugalinë, Ukrainën e Gjeorgjinë, ndërsa 19-vjeçarët do të ndeshen me Greqinë, Belgjikën dhe Islandën.

Nuk dihet nëse kombëtaret e moshave do të jenë në lartësinë e Kosovës, që u kualifikua për në finalet e Europianit me ekipin U17. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!