Në një fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje për “një plan global vaksinimi” kundër COVID-19.
Ai madje e përshkroi shpërndarjen e deritanishme të vaksinave: të pabarabartë dhe të padrejtë.
Antonio Guterres u shpreh i shqetësuar duke thënë se vetëm 10 kombe kanë administruar 75 përqind të dozave deri më tani – dhe 130 vende nuk kanë akses në vaksina.
Progress on #COVID19 vaccinations has been wildly uneven & unfair.
The world urgently needs a Global Vaccination Plan to bring together all those with the required power, expertise & production capacities.
I am ready to mobilize the full @UN System in support of this effort. pic.twitter.com/YSp8JIBIx2
— António Guterres (@antonioguterres) February 17, 2021
“Bota ka nevojë urgjente për një plan global të vaksinimit, ne duhet të sigurojmë që të gjithë, kudo, të mund të vaksinohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, shtoi ai.
Ai i bëri thirrje G20-s për ngritjen e një task force që të hartojë dhe të marrë drejtimin për një plan global vaksinimi, që përfshin kontribute nga industria dhe partnerët ndihmës.
Guterres theksoi se një strategji globale e vaksinimit do t’u shërbente, gjithashtu, interesave të kombeve industriale./abcnews.al