Komandoja e armatosur futet në bashki, ekzekutohet kryebashkiaku dhe 17 zyrtarë të tjerë

schedule15:26 - 6 Tetor, 2022

schedule 15:26 - 6 Tetor, 2022

Persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje kryetarin e bashkisë së një qyteti të vogël në perëndim të Meksikës dhe të paktën 17 të tjerrë, thonë zyrtarët.

Policia tha se persona të armatosur sulmuan bashkinë e San Miguel Totolapan në orën 14:00 të mërkurën.

Fotografitë në interenet tregojnë muret e bashkisë të bërë shoshë nga plumbat.

Partia e majtë PRD e kryebashkiakut Conrado Mendoza Almeda dënoi vrasjen e tij duke e quajtur “frikacake” dhe kërkoi drejtësi.

Për sulmin është fajësuar banda kriminale Los Tequileros, e cila është e lidhur me një kartel të fuqishëm droge.

Oficerët e policisë dhe punonjësit e këshillit u vranë gjithashtu në masakër.

Babai i Mendoza Almeda-s, ish-kryetari i bashkisë Juan Mendoza Acosta, u vra gjithashtu, në shtëpinë e tij, përpara se sulmi të zhvendosej në bashkinë e qytetit.

Edhe sipas standardeve të dhunshme të shtetit Guerrero, ky ishte një sulm tronditës, raporton korrespondenti i BBC-së në Meksikë, Will Grant.

San Miguel Totolapan shtrihet në zemër të një rajoni të njohur si Tierra Caliente, një pjesë e dhunshme e Meksikës perëndimore të kontrolluar nga karteli i drogës./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!