Një komandant ukrainas në qytetin e rrethuar të Mariupolit ka bërë një lutje urgjente në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook. Në videon e publikuar ai shprehet se në fabrikën e çelikut në Azovstal janë të strehuar më shumë se 600 civilë dhe luftëtarë të plagosur.
Serhiy Volyna, ushtrues i detyrës së komandantit të brigadës së 36-të të marinës, tha se nuk kanë mjekime dhe kushte për trajtim për të plagosurit, duke shtuar se qindra civilë, përfshirë fëmijë, po jetojnë në kushte josanitare, pa ushqim dhe ujë.
Ai po ashtu bëri një apel urgjent për evakuim të trupave dhe civilëve nga Mariupol në si ai i Dunkirk-ut. /abcnews.al/
Situation in Mariupol Azovstal growing more dire. Marine commander Serhiy Volyna says ~600 wounded troops in serious condition, w/o meds, in unsanitary conditions; 100s of civilians including many kids, people with disabilities underground. They’re running out of food and water. pic.twitter.com/MaHdsByoBH
— Christopher Miller (@ChristopherJM) April 27, 2022

