Komandanti i ri i ushtrisë ukrainase: Situatë e vështirë në front

schedule11:02 - 14 Shkurt, 2024

schedule 11:02 - 14 Shkurt, 2024

Komandanti i ri i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskyi ka thënë se situata është e vështirë në front por pavarësisht kësaj forcat e mbrojtjes po i shkaktojnë humbje të madhe Rusisë. Syrskyi, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Rustem Umerov vizitoi trupat në zonat Avdiivka dhe Kupiansk.

“Okupatorët rusë vazhdojnë të shtojnë përpjekjet e tyre dhe kanë një avantazh numerik për sa i përket personelit. Ata nuk i numërojnë humbjet e tyre. Në 24 orët e fundit, për shembull, njësitë e Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës zmbrapsën 29 sulme nga pushtuesit rusë vetëm në zonën e Avdiivka”, tha Syrskyi.

“Armiku po përdor aktivisht avionë, duke shkaktuar dëme me bomba të drejtuara, zjarr me artileri në pozicionet tona”, shtoi Syrskyi. “Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të parandaluar që armiku të përparojë thellë në territorin tonë dhe për të ruajtur pozicionet tona. Pavarësisht situatës së vështirë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!