Jorge Sampaoli tashmë është zyrtarisht në krye të Flamengos.
Klubi brazilian njoftoi ardhjen e 63-vjeçarit argjentinas, i cili rikthehet në Brazil për herë të tretë në karrierën e tij pas Atletico Mineiro dhe Santos.
Kujtojmë se Sampaoli zëvendëson Vitor Pereira, i cili u shkarkua pak ditë më parë, ndërsa në ditët e fundit është luajtur shumë fuqishëm edhe emri i Jorge Jesus për drejtues teknik të klubit.
“Ka ardhur komandanti, është këtu. Suksese Jorge Sampaoli”, ishte mesazhi i Flamengos në rrjetet sociale, shoqëruar me fotot përkatëse të prezantimit. /G.D abcnews.al/
O comandante chegou no RJ! Boa sorte, Sampaoli! ???⚫ #VamosFlamengo
?: Marcelo Cortes /CRF pic.twitter.com/o6XkZutUi3
— Flamengo (@Flamengo) April 16, 2023