Kolumbia thyen rekordin e saj historik, shënon rritje në prodhimin e “të bardhës”

schedule09:24 - 21 Tetor, 2022

schedule 09:24 - 21 Tetor, 2022

Kolumbia vendosi një rekord në prodhimin e kokainës. Në raportin vjetor të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Kontrollin e Drogës dhe Parandalimin e Krimit (UNODC) theksohet se me 2,040,000 hektarë plantacione për prodhimin e gjetheve të kokasë në vitin 2021, vendi me prodhimin më të madh të kokainës në botë theu rekordin e tij historik dhe regjistroi një rritje 43% krahasuar me vitin 2020.

Zona është më e madhja e regjistruar ndonjëherë që kur OKB-ja filloi monitorimin sistematik të prodhimit të kokës në vitin 2001. Kolumbia është deri tani prodhuesi më i madh i gjetheve të kokasë në botë, e ndjekur nga Peruja dhe Bolivia.

Krahas prodhimit të gjetheve të kokasë është rritur edhe prodhimi i kokainës, pjesa më e madhe e së cilës është e destinuar për tregjet e SHBA-së, vendit me konsumin më të madh në botë, dhe Evropës. Sasia e prodhuar u rrit nga 1100 në 1400 ton.

Kombet e Bashkuara theksojnë se rritja e zonës ku kultivohet koka dhe prodhimi i kokainës është kryesisht për shkak të “vulnerabilitetit të vendit”, “rritjes së kërkesës globale” dhe pranisë së grupeve të armatosura që përfitojnë nga tregtia.

Rajonet e Narinio dhe Putumayo, në kufi me Ekuadorin, janë rajonet me prodhimin më të lartë të bimëve prej 892,660 hektarësh. Catatumbo, në kufirin me Venezuelën, renditet i dyti, me 425,760 hektarë.

Sipas OKB-së, kishte një prirje rritëse që “u konsolidua pas vitit 2014 pavarësisht përpjekjeve intensive për të goditur trafikantët e drogës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!