Kolumbia shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore të enjten për shkak të zjarreve që shpërthyen në disa pjesë të vendit, pasi presidenti paralajmëroi se kushtet mund të përkeqësohen.
Qeveria po kërkon gjithashtu ndihmë ndërkombëtare, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara, Kili, Peruja dhe Kanadaja, “e cila ka përvojë të madhe për të luftuar zjarret”, i janë përgjigjur thirrjes. Petro tha se po kërkon edhe bashkëpunimin e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.
Temperaturat në pjesën më të madhe të vendit kanë qenë 5 deri në 10 gradë Celsius mbi normalen ditët dhe javët e fundit.
Të paktën 25 zjarre aktive u raportuan të enjten nga Njësia Kombëtare e Menaxhimit të Rrezikut të Fatkeqësive. Dhjetë janë nën kontroll dhe 217 janë shuar, tha agjencia. Tymi ka pushtuar disa zona në vend dhe ka çuar në anulimin e fluturimeve në kryeqytetin Bogota.
Aeroporti El Dorado i qytetit funksionoi me kufizime të enjten në mëngjes për shkak të dukshmërisë së ulët nga tymi dhe mjegulla.
/abcnews.al