Kolumbia ka regjistruar 100, 582 viktima nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë Covid.
Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi për mungesë të ilaçeve dhe oksigjenit në spitale.
Gjithashtu që nga fillimi i pandemisë janë raportuar mbi 3,9 milion raste me Covid, ndërsa vetëm javën e fundit janë regjistruar rekord të prekurish.
Deri më tani Kolumbia ka administruar mbi 14, 9 vaksina, nga të cilët 4,7 milion qytetarë kanë marrë të dyja dozat kundër Covid.
Ndërkohë autoritetet besojnë se këtë vit do të arrijnë të vaksinojnë rreth 35 milionë qytetarë./abcnews.al/