Kolumbi, kryebashkiaku kërcen i zhveshur në një klub nate

schedule14:32 - 14 Prill, 2023

schedule 14:32 - 14 Prill, 2023

Video e një kryebashkiaku kolumbian ka bërë xhiron e rrjetit nëpër botë, ku shihet në një klub nate duke kërcyer dhe ekspozuar trupin e tij pa rroba. Në pamjet e publikuara, Martín Alfonso Mejía, nga komuna e Calima, shihet duke kërcyer në mënyrë provokuese dhe pothuajse i zhveshur para një turme të tërë njerëzish.

Kryebashkiaku në një moment shihet edhe duke ulur pantallonat, ku ekspozon të pasmet e tij. Kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga kolegët e tij politikanë, madje ka ngjallur më shumë zemërim pasi ky incident ndodhi në javën e Pashkëve që e konsiderojnë si javë të shenjtë, pasi janë një komb kryesisht katolik.

Duvalier Sanchez Arango, një anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Kolumbisë komentoi: Lidhur me veprimet e papërshtatshme të kryebashkiakut Martín Mejía të Calima në Valle, ne po bëjmë thirrje për një hetim disiplinor nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Partia e Gjelbër.

Pas ngjarjes, kryebashkiaku Mejia ka fajësuar klubin e natës, pasi mendon që i është shërbyer drogë.

Nuk është hera e parë që festa e Mejía-s bëhet objekt polemikash. Gjashtë muaj më parë ai u shfaq i dehur në një festival, ku doli në skenë për t’i informuar festuesit se ishte i korruptuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!