Kolumbi, arrestohet bosi italian i “Ndrangheta”

schedule09:08 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 09:08 - 1 Dhjetor, 2023

Një 55 vjeçar italian, i dyshuar për lidhje me mafian kalabreze, Ndrangheta u arrestua të enjten në Kolumbi, sipas një njoftimi të Interpol.

Arrestimi i të dyshuarit ishte rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të programit të Interpolit të quajtur I-CAN (“Bashkëpunimi i Interpolit kundër Ndrangheta”) në Lion, me mbështetjen e një oficeri italian në Kolumbi.

Që kur u krijua në vitin 2020, I-CAN ka lehtësuar kapjen e 93 të kërkuarve ndërkombëtar, sipas Interpol, një organizatë ndërkombëtare me 195 shtete anëtare dhe 800 punonjës në Lion.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!