ELBASAN- Kolosët e letërsisë shqipe do të vijnë tek të rinjtë nëpërmjet inteligjencës artificiale falë një projekti “Studimi i efektit audio-viziv në mësimdhënie”.
Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisë në Universitetin Aleksandër Xhuvani ka synim që ky projekt t’i afrojë të rinjtë me letërsinë dhe veçanërisht me letërsinë shqipe, duke ju ardhur në ndihmë nxënësve të gjimnazeve që aftësitë e përfituara në letërsi e teknologji informacioni, t’i trasferojnë nga njëra lëndë tek tjetra.
Për mësuesen Migena Kapllani, letërsia duhet të ndahet vazhdimisht me të rinjtë dhe në forma sesi ata e shohin sa më interesante përmes inteligjencës artificial e përmes rrugëve më të shpejta të tyre.
Gjithashtu edhe nxënësit të cilët punuan në këtë projekt shprehen tepër të kënaqur dhe se forma të tilla inovative nxisin gjithmonë interesin e moshatarëve të tyre për të studiuar veprat letrare shqipe.
Në këtë projekt nxënësit nëpërmjet inteligjencës artificiale përpunuan personazhe si Migjeni, Naim Frashëri, Martin Camaj e De Rada./abcnews.al