Samir Ujkani dhe Mërgim Vojvoda nuk do të jetë shqiptarët e vetëm te Torino. Ditën e sotme klubi italian ka njoftuar se pjesë e tyre do të jetë edhe mesfushori Altin Kryeziu.
“Torino FC komunikon se ka marrë me titull përfundimtar nga SPAL të drejtat e shërbimeve të lojtarëve Krisztofer Horvath (datëlindja 2002), Altin Kryeziu (datëlindja 2002) e Mattia Catanzaro (datëlindja 2004)”, njofton klubi italian.
I riu, i cili ka pasaportë sllovene dhe dardane, është pjesë e Kosovës U21 dhe vjet është aktivizuar me SPAL U19. Verën e vitit 2019 ai erdhi për herë të parë në Itali, pas eksperiencës me Kranj U17. Torino e ka afruar në skuadër shqiptarin, i cili fillimisht duhet të tregoje vlerat e tij me moshat e “demave”. /abcnews.al